You are on page 1of 3

Mesazhi Islam, TV Gurra, Kërçovë, 01.Maj.

2008, Kujtim Kasami

Amaneti dhe përgjegjesia në Islam

Fakti që themi amanet, në vete ngërthen kuptime dhe përgjegjësi të larta të


cilat i merr mbi vete personi që pranon diçka për amanet me qëllim ta ruaj,
të kujdeset si dhe ta transmetojë atë deri te ata të cilëve iu duhet dorëzuar.

Amaneti- ngërthen në vete gjëra me vlerë të madhe.

Për ne muslimanët cili është emaneti më i madh, më i rëndësishëm që duhet


ruajtur, kultivuar dhe transmetuar gjeneratave që do vijnë pas nesh.
-Islami, fe të cilën ne e kemi pranuar dhe kemi marrë mbi supet tona
përgjegjësistë për ta mbrojtua atë.

Përgjegjësia-ajo si e tillë është një shkallë më e lartë e kujdesit për gjërat që


na janë dhënë në besim.

Çështja e përgjegjësive në një shpqëri i përngjanë trupit të një njeriu në të


cilin ka qeliza të panumërta.

Kemi disa lloje dhe mënyra të përgjegjësive:


1. Përgjegjësitë ndaj Allahut, 2. ndaj pejgamberit, 3.ndaj vetëvetes,
4.ndaj vetvetes dhe 5. përgjegjësitë të cilat i kemi ndaj shoqërisë në
tërësi.

Allahu xh.sh në Kur’anin Famëlartë prezanton dia urtësi dhe këshilla në


lidhje me amanetet dhe përgjegjësitë që i kanë besimtarët:

“Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të


gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo
që ju këshillon. Allahu dëgjon dhe sheh si veproni”. ( En-nisa/ 58)

1. Përgjegjësitë ndaj Allahut


Përgjegjësia më e madhe ndaj Allahut është besa jonë që i keni dhënë
Allahut, që prej krijimit të shpirtërave , se do t’i besojmë Atij dhe do t’i
respektojmë urdhrat dhe detyrimet me të cilat do t’na garkojë Allahu xh.sh..
Këtëmë së miri e vërteton ajeti kur’anor në të cilin thuhet:
“Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre
dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): A nuk jam Zoti i juaj?
Ata thanë: Po dëshmuam! Të mos thoni në ditën e kijametit: Ne nga ky
ishim të panjohur.”
(El-A’raf /72)
-Marveshje me Allahun- i bëri njeriut nder të veçantë që e pranoi
bashkëbisedues të Tij.
- Sa ne jem i duke jetuar me Islam?
-Jeta jonë sa është në përputhshmëri me parimet islame?

Vllezër të nderuar nëse ne do të jetojmë dhe veprojmë jashta Islamit me


siguri që jeta jonë do ti përngjante një hiçi, dhe në këtë mënyrë edhe jeta
jonë e ahiretit do të ishte nën një pikëpyetje shumë të madhe.

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame , atij kursesi nuk i pranohet dhe
ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit, humbësit më të mëdhenjtë” (Ali
Imran/85)

Falja e zemrave vetëm Islamit është siguri për të merituar gjërat e larta
sublime të islamit .
Nenshtrimi ndaj Allahut
“Kur Allahu i tha atij (ibrahimit), bëhu islam(nënshtrohu) ai tha: Iu
nënshtrova Zotit të botrave” (bekare /131)
Ky nënshtrim është forma më e lartë e realizimit të përgjegjësive ndaj
Allahut.

Ngjarja në kohën e shejh Shibliut, i cili ka qenë si xhemat në një xhami ku


vaizi ka ligjëruar mbi përjetimet në varr.
Ku e përdore diturinë? Ku e shpenzove pasurinë? Si e kalove jetën? Si i ke
bërë adhurimet? Dhe disa pyetje tjera të cilat janë lidhur ngushtë me këtë
tematikë.
Mirpo shejh Shibliu vërejti se vaizi nuk po e tërhiqte vëmendjen e dëgjuesve
në atë nivel që duhej, ngase po bisedohej për çështje thelbësore në islam, ai
ndërhuri dhe i tha vaizit:
“ Harrove pyetjen më të rëndësishme! Allahu i lartësuar ka për të pyetur :
O robi Im! Unë isha me ty, po ti me cilin ishe!

You might also like