You are on page 1of 5

Nga ceremonia ne ambasaden shqiptare

ne NY
Këze Kozeta Zylo

Ambasada shqiptare me seli në New York, dha një pritje ceremoniale me rastin e Ditës së
Flamurit Kombëtar.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të Përhershëm në Kombet e


Bashkuara me seli në New York, z.Ferit Hoxha dha një pritje ceremoniale me rastin e
Ditës së Flamurit, Ditës së Kombit tonë.
Mjaft shqiptarë, personalitete të kulturës dhe artit, përfaqësues të organizatave të
ndryshme në Amerikë kishin ardhur për të nderuar këtë ditë të shenjtë të Kombit, Ditën e
Flamurit Kombëtar.

Njerëzit grupe-grupe takoheshin të gëzuar dhe trokisnin gotat duke uruar për ditën e
Flamurit, për këtë ditë që mbledh dhe bashkon shqiptarët duke kënduar Himnin
Kombëtar: “Rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qellim”…
Pritja nga Ambasadori shqiptar z.Hoxha i cili ishte i shoqëruar nga perfaqesuesi i
Ambasades z.Andis Stastoli u dha në restorantin “Macelleria”.

Pronarët shqiptarë të këtij restoranti nuk e kanë për herë të parë që mbledhin shqiptarët në
tubime patriotike dhe kulturore.
Bashkatdhetari dhe aktivisti i mirënjohur z.Sejdi Bytyqi, pronar i këtij lokali u shpreh me
modesti se e kishte për detyrë dhe kënaqësi të vecantë të festonte Ditën e Flamurit së
bashku me gjithë shqiptarët.
Ambasadori Hoxha në fjalën e tij të hapjes uroi gjithë pjesëmarrësit për mirëseardhjen në
këte Ditë Kombëtare dhe i uroi ata: Gëzuar Ditën e Flamurit!

Ai përshëndeti qeverinë Berisha dhe punën që po bëhet nga qeveria e tij për ta integruar
Shqipërinë në Komunitetin Europian.
Fjala e shkurtër dhe urimi i diplomatit Hoxha u prit me duartrokitje nga të pranishmit për
këtë ditë të shënuar.
Të gjithë pjesëmarrësit kaluan një mbrëmje të bukur festive dhe të gëzueshme!

30 Nëntor, 2009
Manhattan, New York

You might also like