You are on page 1of 10

Aurela Gjokutaj

Eduart Gjokutaj

Performanca e buxhetit shqiptar


1996 - 2016

DOKUMENTE FISKALE SHQIPTARE


DFSH-2018/02/02 - ALTAX
Law. Fiscal. Transparency

Performanca e buxhetit shqiptar


1996 - 2016

Qendra ALTAX
Dokumente Fiskale,
Nr. 2018/02/02
www.altax.al
altax@altax.com
Datë 15.02.2018
Tiranë, Shqipëri

Të dhëna statistikore fiskale nga treguesit e buxheteve shqiptare, 1996 -2016, si


dhe komente rreth peshës, strukturës dhe efektit të tyre në ekonomi dhe
mirëqenien e qytetarëve, sipas rëndësisë dhe nivelit të qeverisjes

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 1


Law. Fiscal. Transparency

Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016


Të dhëna statistikore fiskale nga treguesit e buxhetit, si dhe komente rreth peshës, strukturës
dhe efektit të tyre në ekonomi sipas rëndësisë dhe nivelit të qeverisjes

PËRMBLEDHJE
Qendra ALTAX (Albanian Taxation Association) prezanton këtë material statistikor, me komente për te ardhurat,
shpenzimet dhe investimet e kryera duke mundësuar paraqitje krahasuese te tyre ne këto dy dekada qe
përmbledhin informacionin e performancës buxhetore. Të dhënat dhe komentet e paraqitura ne këtë tekst mund të
shërbejnë për studiuesë dhe ekspertë të ekonomisë dhe financave publike duke nxjerre konkluzionet e tyre kur
analizojnë ecurinë e statistikave nëpër 20 vite. Ky studim përshkruan kërkimet në progres nga ekspertët e ALTAX
dhe publikohen për të marrë komente dhe për të inkurajuar debatin.
Qëllimi i prezantimit të këtij materiali ndihmon në arritjen e një perceptimi sa më të plote dhe te qartë mbi
performancën fiskale sipas modelimit te shpenzimeve dhe te ardhurave, si dhe të mundësojë informacion të
përpunuar për analiza studimore të sistemit dhe në ndihmë të propozimeve për ndërhyrje konkrete, legjislative për
të përmirësuar sistemin.

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike fiskale, me synimin që të
kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në zbatimin
e praktikave të tyre. Autorësia është e ©Qendra ALTAX dhe çdonjëri që do ta përdorë këtë tekst, kërkohet të
shënojë autorësinë si referencë në publikimet e veta.
Dokumenti gjendet te faqja në internet http://altax.al/al/publikime-te-altax
Nëse keni kërkesa dhe pyetje lutem dërgojini tek altax@altax.com

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 2


Law. Fiscal. Transparency

© 2018 ALTAX DF-2018/02/02

Ky studim përshkruan kërkimet në progres nga ekspertët e ALTAX dhe publikohen për të marrë komente
dhe për të inkurajuar debatin mbi buxhetin, ekonominë, investimet, taksat dhe mirëqenien e qytetarit
shqiptar për periudhën 1996 - 2016

Përgatitur dhe shpërndarë nga Aurela Gjokutaj, Eduart Gjokutaj

Përshkrim i përgjithshëm

Me analizën e performancës së buxhetit për periudhën fiskale 1996 - 2016 synojmë që përmes konstatimeve
të fakteve të tregojmë nëse shpenzimet publike kanë arritur të përmbushin qëllimin buxhetor të mbledhjes së
të ardhurave sipas objektivave qeverisëse, si dhe nëse është arritur të bëhet progres drejt arritjes së qëllimeve
politike të qeverive të majta e të djathta.
Studimi është realizuar nëpërmjet shumë burimeve të informacionit ku të dhënat dhe informacionet u
kryqëzuan për të verifikuar saktësinë. Raporti dhe analiza e statistikave ka kaluar në etapat e (a) vrojtimit
statistikor, (b) përmbledhjes dhe grupimit të të dhënave dhe (c) përpunimit dhe analizës.
Burimi kryesor i përket të dhënave të Buletinit Fiskal të Ministrisë së Financave dhe Programeve Ekonomike
dhe Fiskale të qeverive të 20 viteve. Burime të tjera të përdorura janë dokumente nga Instituti i Statistikave,
Raportet Vjetore të Bankës së Shqipërisë, Tatimet, Doganat dhe institucione të tjera qendrore, institute dhe
organizata vendore dhe të huaja.
Janë të mirëpritura mendimet dhe komentet nga ekspertë financash publike, studiuesë dhe stafe akademikë,
apo palë të interesuara për të arritur në vlerësimin më të saktë të mundshëm bazuar në metodologjinë tipike
dhe të dhënat korrekte. Raporti studimor është ndarë në tre pjesë. Për komente mbi raportin, ju mund të
kontaktoni altax@altax.com .

Klasifikimi JEL: H20, H51, H54, H63, H71,

Fjalëkyç: taksat e punës, taksat e kapitalit, produktivitet fiskal, Shqipëri, tatime, taksa, TVSH, te ardhura buxhetore,
shpenzime publike,

Adresa elektronike e autorëve: aurelaaliaj@altax.al dhe edigjokutaj@altax.al

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 3


Law. Fiscal. Transparency

PËRMBAJTJA

Parathënie Faqe 5

1. Të ardhurat buxhetore Faqe 7


Prodhimi i Brendshëm Bruto. Inflacioni

1.1 Të ardhurat buxhetore në Shqipëri Faqe 9

1.2 Të ardhurat nga tatimet dhe doganat Faqe 10

1.3 Rritja ekonomike, inflacioni dhe krahasimi me të ardhurat buxhetore Faqe 14

1.4 Raporti i të ardhurave buxhetore dhe nënkategorive ndaj PBB Faqe 15

2. Shpenzimet publike (buxhetore) Faqe 17

2.1. Shpenzimet publike sipas destinacionit Faqe 17

2.2. Kostoja e administrimit publik Faqe 19

2.3. Pesha e shpenzimeve publike në PBB Faqe 20

2.4 Raporti i shpenzimeve publike me të ardhurat publike Faqe 21

3. Performanca e bazave fiskale Faqe 25

3.1. Performanca e të ardhurave buxhetore, sipas bazës fiskale Faqe 25

3.2. Struktura e të ardhurave nga tatimet dhe doganat dhe tendenca Faqe 27

3.3. Pesha e tatimeve sipas bazës në PBB Faqe 29

Konkluzione Faqe 30

SHTOJCA Faqe 32

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 4


Law. Fiscal. Transparency

Parathënie

Buxheti i qeverisë tregon të ardhurat dhe shpenzimet e propozuara nga qeveria për një vit financiar që kalon
nga legjislativi dhe miratohet nga Kuvendi sipas prezantimit dhe llogaritjeve të kryera nga Ministri i Financave
të vendit. Me analizën e performancës së buxhetit për periudhën fiskale 1996 - 2016 synojmë që përmes
konstatimeve të fakteve të tregojmë nëse shpenzimet publike kanë arritur të përmbushin qëllimin buxhetor të
mbledhjes së të ardhurave sipas objektivave qeverisëse, si dhe nëse është arritur të bëhet progres drejt
arritjes së qëllimeve politike të qeverive të majta e të djathta.

Politikat fiskale dhe administrimi fiskal mund të vlerësohen si një kombinim i pjesëve për të plotësuar të tërën.
Administrimi i detyrimeve tatimore, i ndërtuar mbi kolonat e procedurave dhe rregullave nëpërmjet
organizimit funksional ka tentuar në 10 vitet e fundit të afrohet me parimet e një administrimi të mirë dhe në
përgjigje të kërkesave të tatimpaguesve. Me kalimin e viteve, administrimi tatimor është më pak ndërhyrës në
vendimarrjen e biznesit. Bizneset dhe individët kanë zhvilluar aktivitetet në mënyrë më të pavarur dhe më të
pangacmuar nga vendimet e administratës.

Kjo analizë vlen për të prezantuar ndarjen e zërave të buxhetit sipas destinimit, por dhe variancën dhe
analizën, si dhe vlerësimin e rezultateve reale nga vlerat e buxhetuara.

Një synim tjetër vlen për t'u dhënë studiuesve shkathtësi praktike në pajtimin e të ardhurave buxhetore të
realizuara me vlerën e tyre të shpenzuar nga qeverisjet nëpërmjet variancave në zëra të ndryshëm duke
tentuar të konkludojë se kush ka ndikuar në deficitin buxhetor dhe sa ka vlejtur kjo për ardhmërinë.

Ky tekst përqendrohet në përdorimin e matjes së performancës në buxhetin publik. Bazuar në një analizë
kombëtare të të ardhurave dhe shpenzimeve të qeverive në 20 vite, konstatohet nga analiza e
performancës për një gamë zërash buxhetore të shikojmë destinimin e taksave që secili nga qytetarët
shqiptarë paguan në buxhet.

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 5


Law. Fiscal. Transparency

Sqarime termash

1 Tatimet mbi punën Janë përmbledhur tatimi mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore
dhe shëndetësore

2 Tatimet mbi Janë përmbledhur tatimi mbi fitimin, diferenca e TAP (pa tatimin mbi

kapitalin pagën), tatimi mbi lojërat e fatit dhe tatimi mbi biznesin e vogël

3 Tatimet mbi Janë përmbledhur tatimi mbi vlerën e shtuar, akciza dhe taksat doganore.
konsumin

4 Taksat lokale Janë përmbledhur taksat lokale, taksa mbi pasurinë

5 Taksat nacionale Janë përmbledhur taksat nacionale, taksa e qarkullimit rrugor (2002 - 2011)
dhe taksa e solidaritetit (1998 – 2008)

6 Të ardhura jo Përfshijnë të ardhura që vijnë nga arkëtimet nga institucionet buxhetore,


tatimore tarifat e mbledhura nga shërbimet, si dhe transferimi i fitimit nga Banka e
Shqipërisë

7 Shpenzime sociale Në këto shpenzime futen shpenzimet e buxhetit për fonde speciale dhe zëri
shpenzime të tjera (papunësi, ndihmë ekonomike dhe kompensime)

8 Kostoja e Është raporti midis shpenzimeve operative dhe administrative me të


administrimit ardhurat buxhetore

9 PBB Prodhim i Brendshëm Bruto

10 ATQ Administratë tatimore qendrore

11 DPD Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

12 TVSH Tatimi mbi vlerën e shtuar

13 T.Q Tatimi mbi qarkullimin

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 6


Law. Fiscal. Transparency

Konkluzione
Në analizën e treguesve kryesorë buxhetorë të të ardhurave dhe shpenzimeve për gjithë
periudhën 1996-2016 zgjerimi i PBB-së është me 3.3 herë. Inflacioni për gjithë periudhën është
brenda normës së pranuar nga Banka e Shqipërisë (nën 3 %).

Ndërsa, të ardhurat buxhetore janë rritur 6.9 herë, shpenzimet buxhetore janë rritur me 4.95
herë. Në krahasimin e tendencave të tyre rritjen më të madhe e kanë të ardhurat buxhetore.
Peshën dhe ndikimin më të madh në të ardhurat buxhetore e kanë të ardhurat nga tatimet dhe
doganat me 70 përqind. Rritja për periudhën 1996 - 2016 është me 7.6 herë. Peshën dhe
ndikimin më të madh në shpenzimet buxhetore e kanë shpenzimet administrative dhe operative
me 54 përqind. Rritja për periudhën 1996-2016 është me 4.9 herë. Nga krahasimi i vitit 2016 me
vitin 2006, pesha e shpenzimeve operative në strukturë është ulur me 11.2% dhe rritur
shpenzimet sociale me 42%. Ndërsa, nga krahasimi i vitit 2005 me vitin 1996, shpenzimet
operative në strukturë janë rritur me 6.7% dhe ulur shpenzimet sociale me 4%.

Politika fiskale e shprehur në masë të madhe nëpërmjet miratimit të shkallëve tatimore është
për çdo qeveri “leva e Arkimedit” për të lëvizur ekonominë e vendit dhe stimuluar zhvillimin e
saj nëpërmjet thithjes së investimeve nga vendasit dhe investitorët e huaj. Nëse e komentojmë
këtë pjesë të politikës fiskale nëpërmjet efektit në peshën që kanë mbajtur tatimet në vend
shikohet se këto paketa fiskale kanë tregues që nuk kanë arritur objektivat buxhetorë dhe
socialë.

Në vitin 1998 shkalla e TVSH-së u rrit me 7.5 përqind. Pesha e tatimeve mbi konsumin në PBB u
rrit me 3.6 përqind. Kjo rritje nuk u shoqërua me të njëjtin nivel në vitet më pas, pavarësisht se
efekti pritej të ishte me një rritje të paktën 1 përqind cdo vit. Në vitin 2007 shkalla e
kontributeve të sigurimeve u ul me 9 përqind dhe në vitin 2010 u ul më tej edhe me 5 përqind,
në total 14 përqind. Kësaj politike i bashkëlidhim edhe uljen e shkallës së tatimit mbi të ardhurat
duke unifikuar shkallët e ulta (0.5, 1, 2, 3, 5) me shkallët e larta (15, 20) në vitin 2008. Nga
ballafaqimi i peshës që mbajnë tatimet e punës në PBB rritja në vitin 2007 është 0.2 përqind dhe
në vitin 2008 rritja është me 0.5 përqind.

Në këtë analizë, ku përballen treguesit buxhetorë me politikën fiskale rezulton se një politikë
fiskale e lidhur me shkallët e taksimit nuk duhet parë si një politikë e vetmuar në funksion të
ekonomisë dhe politikave sociale. Politika fiskale duhet ndërlidhur ngushtësisht me zbatimin
korrekt të parimeve të administrimit publik dhe fiskal, si dhe të jetë një garanci në zbatimin e
kontratave sociale dhe rritjen e indeksit të besueshmërisë të qytetarëve te qeveria dhe politika.

Niveli i shpenzimeve të administrimit publik ka ardhur në kurbë rënie nga viti 1996 deri në vitin
2016 duke u shprehur në një kosto të administrimit publik në rënie, ku në vitin 2016 është sa
48.8 përqind e të ardhurave buxhetore. Kjo kosto tregon se në vitin 2016 shpenzohen 48.8 lekë
për administrimin dhe shpenzime operative për 100 lekë të ardhura buxhetore. Ky nivel i kostos
konsiderohet i lartë dhe duhet të ulet me të paktën 20 përqind në 5 vitet në vijim, duke (a) rritur

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 7


Law. Fiscal. Transparency

cilësinë e kapaciteteve administrative, (b) reduktimin e strukturave joefektive dhe rudimentare,


si dhe (c) duke orientuar shpenzimet nga prioritetet e ekonomisë së vendit për rritje të
shpenzimeve për investime dhe shpenzime për politikat sociale.

Pavarësisht se rritja e të ardhurave buxhetore e krahasuar me rritjen e shpenzimeve publike


është 2.9 herë më shumë, shihet se bilanci buxhetor nuk ka arritur ende të rezultojë me tregues
pozitiv. Viti më i fundit i analizës është përsëri me një rezultat negativ prej 26.7 miliard lekë. Kjo
përkon me konkluzionin e kësaj analize për një ulje të shpenzimeve të administrimit dhe
operative, por edhe për një rritje të të ardhurave buxhetore nga tatimet dhe doganat me më
shume se 7 përqind çdo vit.

Nga ana tjetër, të ardhurat buxhetore të planifikuara në buxhet duhet të kenë destinacione
krejtësisht transparente dhe të orientohen në mbulimin e shpenzimeve sipas emërtimit të
tatimit apo taksës, si një politikë e natyrës vetë financuese dhe me sa më pak huara.

Pesha e shpenzimeve publike është sa 28.9 përqind e PBB-së. Ndërkohë, në vitin e fundit të
shqyrtuar pesha e shpenzimeve për investime në veprat dhe shërbimet publike është sa 4
përqind e PBB-së, që është ndër nivelet më të ulta në historikun 20 vjeçar (ka ndodhur vetëm në
1997).

Ndërkohë pesha e investimeve të huaja direkte për vitin 2016 është sa 8.7 përqind e PBB-së. Të
dyja fondet e investimeve, publike dhe private zënë afër 12.7 përqind të PBB-së. Kjo peshë duhet
të jetë mbi ¼ e PBB-së1 për të optimalizuar zhvillimin ekonomik afatgjatë.

Duke u bazuar te raporti i Bankës Botërore lidhur me nivelet optimale të investimeve në raport
me PBB, duket se niveli aktual i investimeve është larg efektit ndikues për gjallërimin pr periudha
afatgjata ekonominë shqiptare.

Një diskutim tjetër është i lidhur me cilësinë e investimeve dhe nivelin e korrupsionit në vend, që
kanë po aq vlerë në orientimet e strategjive të zhvillimit ekonomik. Nëse efektit të shpenzimeve
publike do ti shtojmë edhe efektet që vijnë prej rolit rregullator të qeverisë, si edhe përcaktues
të barrës fiskale për sektorin privat, atëherë ekonomia është e varur ende prej administrimit
publik dhe mbajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe fiskal afatgjatë për të përballuar sfidat e
hapjes së ekonomisë me jashtë.

Kjo ndërvarësi ndikohet nga simbioza e nevojës për realizim të investimeve, publike dhe private,
si ofertë ndaj kërkesës së sektorit privat, si dhe nga shpërndarja e barrës fiskale sipas gjeografisë
dhe historisë të të ardhurave të gjeneruara në vend. Nga ana tjetër në këtë bashkëjetesë të
sektorit publik me atë privat, sinqeriteti dhe transparenca publike në monitorimin e industrive
strategjike të ekonomisë është një tjetër garanci për këtë simbiozë.

1
Raport i Bankës Botërore për optimalizimin e investimeve në ekonomitë në zhvillim, 2012

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 8


Law. Fiscal. Transparency

Performanca e buxhetit shqiptar


Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 – 2016

Qendra ALTAX
Dokumente Fiskale,
Nr. 2018/02/02
www.altax.al
altax@altax.com
Datë 15.02.2018
Tiranë, Shqipëri

Paraqitje e të dhënave statistikore fiskale të të dhënave buxhetore


dhe komente të peshës, strukturës dhe efektit të tyre sipas rëndësisë
dhe nivelit të qeverisjes në dy dekadat e fundit

www.altax.al Performanca e buxhetit shqiptar 1996 - 2016 9

You might also like