You are on page 1of 1

Avicena

Ebu Ali el-Hussejn ibn Abdullah ibn Sina, që në Evropë njihet me emrin Avicenna (Gjuha
perse :‫ سینا علی ابو‬- Abū ʾAlī Sīnā) ; (Gjuha arabe: ‫ }}سینا ابن‬- ibn Sīnā ; * 980 në Afshana
pranë Buhara në Persinë e atëhershme, sot Uzbekistan ; † Juni 1037 në Hamadan, sot Iran)
është një mjek, fizikan, filozof, jurist, matematikan, astronom si dhe islamolog. Ai njihet si njëri
ndër personalitetet më të mëdha të kohës së tij. Shumë nga shkrimet e tija lidhen me
botëkuptimet e sufizmit dhe misticizmit. George Sarton e paraqet Ibn Sinanë si "shkencëtarin
më të madh Islam dhe mbase të tërë botës".

Ibn Sina, i njohur ne perendim me emrin Avicena ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti,
matematicienti dhe astronomi më me famë ne kohen e tij. Kontributi kryesor i tij ne shkencen e
mjeksis ishte libri i tij i njohur "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur në perëndim "Kanuni". asnjë
shqyrtim në shkencën e mjeksis nuk mund të kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-
Husein ibn Abdullah ibn Sina u lind më 981 ne Afshan afer Buharës (Azia Qëndrore). Në moshën
10 vjeçare ai u be me përvojë ne studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Stodioi logjiken
nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famë i asaj kohe, dhe studimi i filozofis përfshinte libra të
ndryshëm të dijetarëve Grek si dhe musliman. Ne rinin e tij ai tregoi zgjuarësi te mrekullueshme
ne mjekësi dhe ishte i njohur në rethinën. Ne moshen 17 vjeçare ai me sukses kuroi Nuh ibn
Mensurin, mbretin e Buharës, nga nje semundje nga e cila te gjithë fizikantet e njohur kishin
hëqur dorë. Me shërimin e tij, mbreti Mansur kishte dëshirë ta shpërblente atë, por fizikanti i ri
te vetmën dëshirë e kishte që t'i lejohej perdorimi i biblotekës së pasur të mbretit.
Ibn Sina, mbas vdekjës së babait të tij udhëtoi për në Xhurxhan ky aty ai takoi bashkohasin e
njohur të tij Ebu Reihan el- Beiruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai
shkruajti librin e tij të famshëm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems
el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty
përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja
mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në Hamadan ku
edhe vdiq në vitin 1037.

You might also like